Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në ‘Fan Zone’ për të parë një nga ndeshjet më emocionuese, Spanjë-Shqipëri. Të veshur kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike në mbështetje të kombëtares.

Kjo është një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë pasi i duhet një fitore për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Dusseldorfi ‘pikturohet’ kuqezi, këngë dhe valle tradicionale! Mijëra tifozë në stadium pë ndeshjen me Spanjën, Report Tv sjell atmosferën (VIDEO)