Ndeshje dramatike në “Wembley”, Anglia ‘përmbys’ Kroacinë dhe shkon në “final-four”

Ndeshje dramatike në “Wembley”, Anglia ‘përmbys’ Kroacinë dhe shkon në “final-four”

Foto ilustruese

Emocione të panumërta ka dhuruar ndeshja e fundit e grupit katër në Ligën e Kombeve mes Anglisë dhe Kroacisë. Fillimisht u krijua përshtypja se finalistët e botërorit do të kualifikoheshin në “final-four”, më pas nga përballja e këtyre në një moment u duk sikur do të përfitonte Spanja, ndërsa si përfundim falë fitores “tre luanët” u renditën të parët e grupit.

Në magjikun “Wembley” pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës “dalmatët” e Dalic kaluan në avantazh duke lumturuar jo vetëm ata që gjendeshin në stadium, por të gjithë popullin kroat.  Gëzimi i skuadrës mike do të zgjaste deri në minutën e 78-t, atëherë kur Lingard me portën e boshatisur barazoi rezultatin. Me këto shifra gëzon përkohësisht Spanja, e cila edhe pse kishte mbyllur ndeshjet e saj renditej e para.

Gjithsesi pa kaluar shumë, Harry Kane çoi në delir 90 mijë të pranishmit duke shënuar golin që përmbysi shifrat. Festa e çmendur për “tre luanët”, ndërsa së bashku me kroatët dëshpërohen edhe spanjollët. Pas ndeshjes së fundit në grup Anglia renditet e para me 7-t pikë, Spanja e dyta me 6 pikë, ndërsa Kroacia e fundit me 4-r pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor