Ndeshje e 'çmendur' në 'Air Albania'/ Tirana mund Kukësin dhe merr kreun e 'shumëpritur' (VIDEO-FOTO)

Ndeshje e 'çmendur' në 'Air Albania'/ Tirana mund Kukësin dhe merr kreun e 'shumëpritur' (VIDEO-FOTO)

Festa e lojtarëve të Tiranës pas golit

TIRANË- Tirana ka arritur që të ngjitet në krye të tabelës, pas një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kukësit, ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-1.

Në "Air Albania Stadium" u pa një ndeshje e "çmendur", ku nuk munguan golat, kartoni i kuq, spektakli i tifozëve, por edhe autogol. Gabimi i bërë nga Kristi Vangjeli në minutën e 53-të që shënoi autogol, vuri në vështirësi kryeqytetasit, por që e rregulluan në minutat në vazhdim. Ato shfrytëzuan edhe ndëshkimin me karton të kuq të Olsi Teqjes.

Pjesa e dytë foli për vendasit. Dy golat e shënuar nga Idriz Batha në të 84' dhe më pas Agustin Torassa vetëm dy minuta më pas, i dha fitoren e shumë dëshiruar e të besuarve të Emmanuel Egbo-së, që prej 8 ndeshjeve nuk njeh humbje dhe i ka rikthyer shkëlqimin e dikurshëm. 

Kështu, Tirana ngjitet për herë të parë për këtë sezon në krye të tabelës me 44 pikë, vetëm 2 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, teksa kampioni në fuqi, Partizani mban vendin e tretë.

Goli i Kukësit

Goli i barazimit për Tiranën

Goli i fitores për Tiranën

Fotogaleri nga ndeshja

Tabela e Superligës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit