'Ndeshje e veçantë për mua', Asllani flet për miqësoren me Italinë: Shokët te Interi më kanë pyetur për kombëtaren

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të hënë ditën e dytë të stëvitjes për ndeshjen miqësore që luan kundër Italisë kampione Europe të mërkurën në ‘Air Albania’. Mesfushori Kristjan Asllani, i cili luan në kampionatin italian e ka këtë një ndeshje speciale.

“Normal që do jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi nga mosha 2 vjeç jetoj në Itali. Kam shumë shokë andej dhe shpresoj që të bëjmë mirë. E dimë që do jetë ndeshje shumë e vështirë me Italinë, por do provojmë ti lumturojmë njerëzit tanë,"-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Asllani është formuar si futbollist te Empoli, por këtë sezon luan me prestigjiozët e Interit, atje ku janë edhe disa futbollistë të kombëtares italiane. I pyetur nëse ata e kanë ngacmuar gjatë kësaj periudhe Asllani përgjigjet:

“Jo s’më kanë ngacmuar, por më kanë pyetur kur do luajmë, në çfarë vendi do qëndrojnë ata. Kemi folur shumë për këtë ndeshje dhe mezi po e pres,”-tha Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Tre ditë pas Italisë, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga 77-vjeçari Edy Reja do luajë një tjetër miqësore kundër Armenisë po në ‘Air Albania’.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë