Ndeshjet e Europianit pa tifozë?
Ja çfarë thotë trajneri De Biasi

Ndeshjet e Europianit pa tifozë?<br />Ja çfarë thotë trajneri De Biasi
“Ndeshjet e Europianit pa tifozë do të ishte vdekja e futbollit”. Ky është komenti i trajnerit të Kombëtares Gianni De Biasi për një opsion të përmendur ditë më parë nga organizatorët e “Francë 2016”.

Nga ambientet e FSHF-së ku u nderua me një ceremoni të veçantë për çmimin e marrë në Itali “pankina e artë speciale” tekniku i pyetur nëse ndonjë ndeshje e Shqipërisë në Europian të mund të luhej me dyer të mbyllura theksoi: ”Nuk mendoj të shkohet deri aty.Është e vërtetë se do të ketë mësa më të rrepta sigurie dhe kontrolle por nuk besoj të shkohet deri tek ndeshjet pa tifozë.Nëse do të arrihet deri në këtë pikë do të ishte vdekja e futbollit pasi ky sport luhet për tifozët”.

Në ceremoninë e zhvilluar Presidenti i FSHF-së Armand Duka i dhuroi një pllakatë ku ishin të stampuara edhe tre ndeshjet e kuqezinjve në Europian.De Biasi me batutë nënvizoi se duhet të ishte e stampuar edhe ndonjë ndeshje tjetër duke nënkuptuar objektivin që do jetë kalimi i grupit. Më pas i pyetur nga gazetarët italiani foli edhe për situatat e lojtarëve të veçantë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)