Ndeshjet e Ligës së Kombeve/ Kombëtarja publikon listën, Reja pa Gjimshitin dhe Kumbullën

Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izrealit në transfertë me 24 shtator dhe kundër Islandës në ‘Air Albania’ me 27 shtator.

Këtë herë nuk ka patur risi përsa i përket emrave të rinj, por trajnerit i është dashur të zgjedhë zëvendësuesit e mbrojtësve Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla, tre lojtarë të dëmtuar që janë shtylla të ekipit kombëtare. Përveç Ismajlit që luan te Empoli qendërmbrojtës këtë herë janë thirrur Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Frederik Veseli dhe Adrian Bajrami, futbollisti që luan me ekipin B të Benfica-s. Nga krahët do jeë Hysaj, Doka, Lenjani dhe Ivan Balliu.

Në portë kapiteni Berisha do ketë si ndihmës Strakoshën dhe Elhan Kastratin, ndërsa në mesfushë Reja ka rikthyer Keidi Baren pas dëmtimit, Gjasulën, Çekiçin, Abrashin, Asllanin, Ramadanin, Laçin dhe Nedim Bajramin. Në sulm Armando Broja do formojë repartin me Cikalleshin, Seferin dhe Myrto Uzunin.

kombetarja.PNG" style="height:296px; width:720px" />

Pas dy ndeshjeve të para në grupin e Ligës së Kombeve kombëtarja renditet në vendin e tretë me 1 pikë. Me dy sfidat e rradhës mbyllen edhe takimet në grup ku në rast se kuqezinjtë renditen të parët kanë shumë shanse të marrin pjesë në ‘play-off’ e Europianit 2024.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale