Para ndeshjes kundër Jordanisë, trajneri Christian Panucci tha se pret që skuadra të bëjë një lojë të mirë sigurisht duke pasur mendjen edhe te sfida me Izraelin, që është edhe e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Kemi disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë, kemi shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje shumë të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të rëndësishme sepse mbetet ndeshje e kombëtares”.
“Jordania ishte një zgjedhje duke parë renditjen e FIFA-s, një ndeshje për të përgatitur sfidën kundër Izraelit, por mund të kenë ndonjë ngjashmëri. Sepse është një skuadër teknike, nuk ka presion, prandaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.
“Gega do Trashin në kombëtare? Po ndjekim shumë lojtarë, besoj që kur ka qenë mundësia për të marrë një të ri me talent, unë e kam bërë, siç është rasti i Uzunit. Dera është e hapur për këdo”.
“Demiri nuk është thërritur më sepse Lenjani ka rifilluar të luajë sërish dhe ka më shumë përvojë se ai. Prandaj tani Demiri do të qendrojë në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijë herën tjetër”.
“Nëse shkon në Skoci pa Roshin, Sadikun, Grezdën, me Mavraj që nuk luan prej 9 muajsh dhe Lila gjithashtu, atëherë ke pak mundësi për të bërë zëvendësime”.
“Një lojtar si Hysaj që luan në Champions League nuk i ndryshon asgjë nëse luan me tre qendërmbrojtës. Besoj se edhe më parë me De Biasin keni luajtur me tre... kështu që nuk është ky problemi”.
“Fillimisht mendojmë për Jordaninë, pastaj për Izraelin. i kam disa ide për Izrealin, nëse fitojmë do të kem të drejtë, nëse jo do ta cilësoni katastrofë”. “Uzuni shkoi te Lokomotiv Zagreb, unë e ndoqa në pesë ndeshjet që ka luajtur atje dhe jam shumë i kënaqur me të sepse ka disa cilësi që nuk i kemi në grupin tonë. Kur humbas bëhem me nerva. Kam marrëdhënie të keqe me humbjen. Kur humbas, partnerja ime duhet të ketë rënë në gjumë kur kthehem në shtëpi”./EDS/
Po pregatit terrenin per te justifikuar dy humbjet e rradhes.
Përgjigju