Ndeshjet pa tifozë zhdukin faktorin fushë, rikthimi Bundesligës tregon se skuadrat vendase po humbasin më shumë (VIDEO)

Rikthimi i Bundësligës pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit po tregon se ndeshjet pa tifozë kanë rritur mundësitë e skuadrave udhëtuese për fitore. Një studim i Universitetit të Duseldorfit thotë se faktori fushë po shkon drejt zbehjes për shkak të ndeshjeve pa publik.

Sipas këtij studimi në këtë mënyrë skuadrat vendase po humbasin ‘më shumë se diçka’. Në dy javë ndeshje në Bundesligë ka patur vetëm tre fitore të skuadrave vendase, 7 kanë qenë barazime dhe 12 suksese të ekipeve udhëtuese.  

Në studim janë marrë parasysh 161 ndeshje të luajtura pa tifozë që nga sezonin 2002/2003 ku shumica e tyre, 103, janë luajtur në Itali. Sipas këtij studimi del se nëse 46% të rasteve skuadrat vendase kanë fituar me tifozë në fushën e tyre, pa tifozë kjo shifër ulet në 36%, pra 10% mmë pak.

Të dhënat e golave tregojnë se pa tifozët në stadium skuadrat vendase shënojnë më pak. Me tifozë mestarja është 1.45 për ndeshje, ndërsa pa tifozë ulet në 1.23.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari