KORÇË- Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati. Sipas raportimeve, brenda jetonin një çift bashkëshortësh, të cilët sapo e kishin blerë hyrjen.
Gruaja kishte lënë bombolën e gatimit ndezur dhe kishte dalë jashtë, por kishte harruar çelësin brenda dhe nuk e hapte dot derën.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Komento