Ndezi zjarr dhe u dogjën binarët e hekurudhës, arrestohet 58-vjeçari në Lushnjë

Ndezi zjarr dhe u dogjën binarët e hekurudhës, arrestohet 58-vjeçari në Lushnjë

LUSHNJË- Një 58-vjeçar ka rënë në pranga në Lushnjë pasi kishte ndezur një zjarr për të djegur kallo, por flakët u përhapën dhe u dogjën binarët e hekurudhës. Në pranga ka rënë Idajet Hekura, 58 vjeç banues në Lushnjë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe toke e mbjella, në pronësi të një personi tjetër.

“Pas marrjes së njoftimit për një zjarr në lagjen "Çlirimi", shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit Idajet Hekura,, 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi I. H. ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, në lagjen "Çlirimi", për të djegur disa kabllo, me qëllim përftimin e materialit të bakrit. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa shina të linjës hekurudhore dhe sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të një shtetasi tjetër”, njofton policia.

Gjatë këtij sezoni, në qarkun Fier, janë proceduar penalisht 27 shtetas për zjarrëvënie, nga të cilët, 8 janë vënë në pranga dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari