Një 45-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në Kurbin, pasi akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 45-vjeçarja me inicialet A.T., banuese në fshatin Zhejë, ndezi zjarr në tokën e saj, por flakët dolën jashtë kontrollit. Për pasojë u dogj një ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.