Dogji mbi 15 hektarë tokë me një cigare, arrestohet zjarrvënësi në Belsh

Kujtim Liçi, banues në fshatin Lisaj në Belsh, është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në një sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj.

Policia thotë se dyshohet se Kujtim Liçi ka hedhur një cigare të ndezur, duke aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tino: 27/08/2023 10:12

    Po ju keni me dhjetra te vrare e te zhdukur e nuk i gjeni dot e jo te kapni personin me cigare qe vuri zjarrin. Policia Rrumbullak e Taulanti strumbullak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore