Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ndezur një zjarr në tokën e tij në fshatin Kaunah, Cërrik, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri.

Sipërfaqja  e tokës, e cila u dogj ishte në pronësinë e një personi me iniciale Y.M. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 

"Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin:  Y. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamunah, Cërrik, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pisha dhe disa pemë ulliri në pronësi të shtetasit M. H.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.