DURRËS- Një 59-vjeçar është vënë në pranga për zjarrëvënie në Durrës. Ai është arrestuar pasi kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit) dhe për pasojë u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër.
Madje flakët rrezikuan edhe dëmtimin e banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë. 59-vjeçari R.K., është banues në fshatin Rrashbull, Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.