Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen "Donika Kastrioti" në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë teksa po luanin, kanë ndezur një zjarr në katin e dytë të banesës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shpësisë. Zjarri i favorizuar nga era, ka rrezikuar edhe përhapjes drejt banesave të tjera pranë.
Krenar Gjata me bashkëshorten dhe dy fëmijët kanë dalë nga banesa pa lëndime dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen. Me gjithë ndërhyrjen në kohë të punonjësve të shpëtimit nga zjarri, zjarri shkrumboi thuajse gjysmën e banesës së familjes Gjata.
Flakët e zjarrit janë lokalizuar totalisht por dëmet e shkaktuara në banesë janë të mëdha.
Me kujtuan nje vjershe femijesh kur isha e vogel: /KJO E KEQE PSE N'A GJETI? SE ME SHKREPESE LUANTE METI./ Prinder kini kujdes,mos i lini femijet te luajne ose te fusin duart ne gjera e obj.te rrezikshme!
Përgjigju