NDI, Meta-Benjamin: Kuvendi
ka bashkëpunim të shkëlqye

NDI, Meta-Benjamin: Kuvendi<br />ka bashkëpunim të shkëlqye
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u prit në një takim nga Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.

Në këtë takimi u theksua kontributi i rëndësishëm që NDI-ja luan në Shqipëri dhe bashkëpunimin midis Kuvendit të Shqipërisë e NDI në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit, bashkëpunimi i shkëlqyer me administratën e Kuvendit dhe shkëmbimi i eksperiencave me shërbimet legjislative dhe përmirësimin e funksionimit të tyre. Kreu i Kuvendit Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e  punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ.

NDI-ja ka luajtur një rol të veçantë edhe në rritjen e bashkëpunimit të parlamenteve të vendeve të rajonit. Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin e tij dhe për kontributin që NDI-ja ka dhënë veçanërisht përmes projektit të transparencës së Parlamentit ndaj publikut, ku një dokument i rëndësishëm është projekti i hapjes së Parlamentit.

Nga ana e tij, Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan Benjamin vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe me shërbimet e tij dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme, siç janë përfaqësimi i grave në politike dhe Kuvend,

rritja e rolit të Parlamentit në aspektin e kontrollit, që duhet të luajë ndaj ekzekutivit, kodi i etikës dhe sjelljes së deputetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, veçanërisht shërbimit legjislativ, si dhe angazhimi i të rinjve në politikë. Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh rajonal për përballimin e këtyre sfidave.



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës