'Ndiejnë policinë', trafikantët hedhin në pyll 350 fishekë, fara kanabisi dhe kokainë...e pëson edhe kryeplaku

'Ndiejnë policinë', trafikantët hedhin në pyll 350 fishekë, fara kanabisi dhe kokainë...e pëson edhe kryeplaku

Një 26-vjeçar nga Saranda u arrestua nga Policia ndërsa në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe kryeplaku i një fshati, pasi i riu kishte mbjellë kanabis, ndërkohë që persona të tjerë të paidentifikuar, kur kanë ndjerë praninë e policisë, kanë hedhur në një zonë të pyllëzuar armatime dhe lëndë narkotike.

M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë u arrestua në kuadër të operacionit të koduar "Liqeni".

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë tek Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku policia sekuestroi  disa doza Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa.  Policia thotë se "vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar".

Gjithashtu po në kuadër të kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në territorit e fshatit Vasjar, nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë  me fara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve  u referuan materialet në Prokurorinë Gjirokastër për kryeplakun e fshatit Vasjar me inicialet B.Ll, për "Shpërdorim detyre"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/05/2019 11:38

    Bajgëri plerllëk i gjallë katnarësh e kryeleshësh katnarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm