Korça lëkundet gjatë natës, banesat e fshatit Vidohove dëmtohen për herë të 3-të nga tërmeti! Banorët: Janë të pabanueshme

KORÇË- Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e  djeshme Greqinë, lëkundje që janë ndjerë mjaft të forta edhe në Korçë duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kostur të Greqi me thellësi 10 km, por lëkundjet sizmike kanë bërë që disa nga banorët e Korçës të dalin jashtë banesave të tmerruar.

Mirëpo veç ankthit dhe panikut në fshatin Vidohove ka pasur edhe dëmtime të disa shtëpive. Në këtë fshat në kufi me shtetin grek lëkundjet kanë qenë të forta dhe për shkak të afërsisë së tij me epiqendrën e tërmetit në pjesën greke.

Banesat e banorët në fshatin Vidohove janë goditur më parë nga dy tërmete ai i 1 qershorit dhe më pas ai i 1 nëntorit 2019, ku u shënuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe ky fshat nuk bënte përjashtim. Tërmeti i djeshëm është i treti që ka dëmtuar këto banesa që tashmë e kishin marrë goditjet tyre dy vite më parë.

Nga dy tërmetet e 2019 një pjesë e banorët e kishin marrë dëmshpërblimin, por që nuk i kishin riparuar dëmet me arsyetimin se kostot e tyre ishin më të mëdha dhe lëkundjet e djeshme bërë që këto ndërtesa atë dëmtoheshin edhe më shumë duke shkaktuar çarje të theksuara në mure duke i bërë ato të rrezikshme për të jetuar. Vetë banorët shprehen se ato kanë frikë të hyjnë brenda pasi tavanet dhe muret janë të çara.

Pas raportimit të dëmeve është ngritur edhe komisioni i emergjencave civile që që po bën verifikimet në terren dhe do të dalë me një raport përfundimtar të dëmeve të shkaktuara.

Vetë kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro tha se janë raporti 3-4 banesat të dëmtuara, megjithatë pritet që fjalën përfundimtare ta thotë Komisioni i Emergjencave.

"Pas raportimeve të kryetarëve të fshatrave, pas tërmetit të rënë në mesnatë besoj se dëmtimet e tërmetit janë në nivel të ulët dhe të pakët. Komisioni i emergjencave civile ka shkuar në terren dhe do bëje verifikimet e mundshme. Unë jam ne kontakt me ta dhe besoj se brenda ditës së sotme do të kemi një raport të detajuar mbi dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Janë raportuar rreth 3-4 banesa në fshatin Vidohovë dhe 1 banesë në fshatin Menkulas të cilat kanë raportuar dëmtime në banesat e tyre. Do bëje verifikimet e mundshme dhe do bëjmë vlerësimet në terren.

Dëmtimet më të mëdha janë raportuar në fshati Vidohovë pasi dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të këtij fshati, midis fshatrave grekë të territorit që është në afërsi gjeografike me Vidohovën. Fshatrat e tjerë nuk janë raportuar dëmtime të cilat mund të konsiderohen nga tërmeti", tha Duro.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër