Ndihmës Sekretari Amerikan Wess
​Mitchell, do të vizitoj Evropën

Ndihmës Sekretari Amerikan Wess<br />​Mitchell, do të vizitoj Evropën<br>
Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziake Wess Mitchell, do të udhëtojë në disa qytete evropiane nga data 6-16 nëntor, për të shprehur angazhimin e SHBA ndaj aleancës transatlantike dhe partneritetit.

Sipas një njoftimi të shtypit qeveritar të lëshuar të dielën, Mitchell do të udhëtojë në Belgjikë, Francë, Angli, Gjermani, Poloni dhe Ukrainë, nga data 6-16 nëntor.

Më 6 nëntor ai do të mbërrijë në Bruksel, Belgjikë. Atje ai do të takohet me zyrtarë të lartë belgë për të diskutuar një sërë çështjesh dypalëshe.

Ai gjithashtu do të shqyrtojë sfidat e përbashkëta globale me zyrtarë të lartë të BE, do të angazhojë zyrtarët e NATO-s, në përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur sigurinë amerikane dhe evropiane, duke u përballur me kërcënimet dhe sfidat e kohës.

Ndihmës Sekretari Mitchell do të udhëtojë pastaj në Francë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për të diskutuar mbi një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë globale dhe humanitare, përfshirë Iranin, Sirinë, DPRK-në dhe Afrikën.

8-9 nëntor do vizitoj Anglinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe, për të diskutuar axhendën nën "Marrëdhëniet e Veçanta" që përfshin trajtimin e sfidave ndërkombëtare si ISIS dhe përhapjen e armëve bërthamore, si dhe çështje të tjera me interes dypalësh, përfshirë implikimet e Brexit.

Në Gjermani, Asistent Sekretari Mitchell, do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe gamën e çështjeve globale, duke përfshirë Iranin, Rusinë dhe DPRK-në.

Ai do të udhëtojë në Poloni, më 11 nëntor, ku do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë, dhe në ngjarje të tjera qytetare e kulturore. Ai do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e qeverisë polake, drejtuesit e shoqërisë civile dhe komunitetin afarist amerikan.

Në datat 14-16 nëntori, ndihmësi i sekretarit Mitchell do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë në Ukrainë, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online