Ndihma e qeverisë për mbjelljen e grurit, fermerët e Myzeqesë: Nuk na mjafton, çmimet janë rritur

Më shumë se 5 mijë fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar mbështetjen prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që mbjellin. Rreth 400 aplikime janë bërë nga fermerët e Myzeqesë, disa prej të cilëve nuk kanë më pak se një hektar tokë, por thonë se është e padrejtë që të përjashtohen nga skema. Kultivimi i mbi 1 hektari tokë me grurë është kriteri kryesor që duhet të plotësojnë fermerët në mënyrë që të marrin përfitimin.

“Unë nuk kam një hektar tokë, kam 5 dynym për ato kam aplikuar. Do marr apo nuk do marr nuk e di edhe sikur të marr me ato që na paraqesin nuk na mjaftojnë në fakt. Ata thonë që duhet një hektar po unë kaq tokë kam, nuk do gënjej”, thotë një fermer.

Ka të tjerë fermerë që e shohin të pamjaftueshme ndihmën që po jep shteti, madje kanë dyshime edhe nëse do ta përfitojnë atë.

“Kam ardhur kam aplikuar për grurin. Kam 1 hektar që e kam lënë pa mbjellë po meqë do të na japin 300 mijë lekë, por edhe kjo nuk të del. Pyeta dhe është 25 mijë lekë dynymi i ngasjes, 7 ishte mbjellja dhe 13 mijë lekë ishte freza. Jetoj në shtypi me qira në Tiranë sepse këtu nuk e përballoj dot jetën”.

“Kam 2 hektar tokë, aplikova për 1.2 hektar. Pas datës 23 shtator më thanë që do më njoftojnë për të plotësuar dokumentet e tjera. Na ndihmon për shpenzimet e tokës, me këtë që jep qeveria”.

“Unë kam 12 dynym tokë, është hera e parë që aplikojmë.

Mirë është nuk është si me qenë pa gjë.

Unë kam 22 dynym, që do e mbjell, po na e dhanë mirë, të shohim se deri kur të korret gruri ndryshojnë mendjen. Garanci nuk kemi se naftë nuk kemi, edhe pse kemi aplikuar dhe jemi pranuar”

“Unë jam nga Grabiani, kam aplikuar se do të mbjell 10 hektar grurë. 300 mijë lekë të vjetra për një hektar është shumë pak për farat e grurit, për plugimet, karburantit”, thonë disa fermerë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga fermerët e Divjakës dhe Lushnjës është mos marrja e naftës pa taksa edhe pse janë shpallur fitues nga aplikimi.

“Kam aplikuar për naftën, dhe ende nuk e kemi marrë. E kam përfituar dhe nuk e kam marrë, sepse ne tani na duhet”, thotë fermeri.

Aplikimet për skemën e grurit u hapën më 1 shtator dhe do të mbyllen me 23 shtator.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 08/09/2022 08:15

    Degjoj qe thon fermeret pak.ndoshta esht pak por sesht asgje.e kuptoni qe ska me komunizem ku pergjigjet shteti per tregun tend e per te tjerat.prandaj esht Kapitalizmi i Eger se sbejn dot hajer te gjith.smbahet shpija me Müller borxh o ferner.te duhet Traktori te punish token.mendo per vite qe do vijn Jo sot per neser o fshatar te trash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë