'Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik', Mirela Karabina: Programi i PD-së do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend normal

'Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik', Mirela Karabina: Programi i PD-së do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend normal

Zëdhënsja e PD-së Mirela Karabina

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Karabina tha se ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët.

‘Sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët; përpara halleve të njerëzve, ka preferuar komoditetin e saj; përpara rritjes së ndihmës ekonomike, ka vijuar me koncensione korruptive miliona euro, që do të mjaftonin për të rritur rrogat dhe pensionet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfëra.’

Nga ana tjetër, Karabina beson se me programin e djathtë të Partisë Demokratike varfëria dhe korrupsioni do të luftohen për të kthyer vendin në normalitet.

'Me programin dhe ekipin e saj, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta shndërruar Shqipërinë nga një vend i pajetueshëm në një vend normal, nga një vend me korrupsion të lartë në një vend ku qeveria bën gjithçka për ta luftuar atë, nga një vend me të gjithë treguesit negativ në një vend të begatë, sepse ne besojmë fort që ky vend mund dhe duhet të bëhet për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania