Ndihma për paraplegjikët, PS:
Përkrahje edhe 'nesër' në qeverisje

Ndihma për paraplegjikët, PS: <br />Përkrahje edhe 'nesër' në qeverisje
TIRANE - Deputetët e Partisë Socialiste të Tiranës, Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Ledi Shamku, Eduard Shalsi, të kryesuar nga kryetari i kësaj partie për kryeqytetin, Sajmir Tahiri u takuan sot me anëtarët e shoqatës së para dhe tetra plegjikëve, të cilave u kanë shpërndarë një sasi ndihmash ushqimore me rastin e festave të fundvitit. Deputetët socialistë janë pritur nga kjo shtresë e shoqërisë, të cilët theksuan se PS është e vetmja forcë politike që i ka mbështetur ata në kërkesat e tyre legjitime.

Me bindjen se do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Sajmir Tahiri tha se tetraplegjikët do të kenë mbështetjen e kësaj partie.

“Jemi shpirtërisht me ju sot në opozitë dhe ju garantoj edhe në emër të kryetarit të PS-së, Edi Rama, edhe në emër të kolegëve të tjerë deputetë, se siç jemi sot shpirtërisht me ju në opozitë, pas 23 qershorit të vitit të ardhshëm, kur ne të fitojmë zgjedhjet do jemi akoma më shumë në mbështetjen tuaj, jo vetëm për t’ju gjendur financiarisht, por edhe për t’ju përfshirë si forcë aktive e shoqërisë në qeverisjen e punëve të këtij vendi”, deklaroi Sajmir Tahiri.

Deputeti Eduard Shalsi, vuri në fokus besimin e PS tek aftësitë e kësaj kategorie sociale, për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë. “Ne si parti besojmë realisht se ju keni një kontribut për t’i dhënë Shqipërisë. Ju keni aftësi për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë dhe për një Rilindje të Shqipërisë. Ndaj do të donim që bashkërisht të nisnim një rrugëtim të ri. Duke ju përshëndetur, duke u gëzuar që ju shoh, shpresojmë që të vazhdojmë së bashku në këtë rrugëtim”, u shpreh Shalsi.

Nga ana e tij kryetari i degës së Tiranës të Shoqatës së paraplegjikëve, Ali Plaka duke falënderuar për ndihmën e dhënë, tha se kjo shtresë nuk ka marrë akoma lekët që ju takojnë. “Ju falënderoj për ndihmën që po na jepni, sa do qoftë, për ne është goxha, sepse këta paraplegjikë për këtë vit nuk kanë marrë akoma lekët që ju takojnë me ligj dhe me këto ndihmë që keni prurë ju do të munden të lehtësojnë sado pak gjendjen e tyre dhe të festojnë pak më mirë festën e vitit të ri”, tha Plaka.

Më pas të rinjtë socialistë kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave të cilat konsistonin kryesisht në mallra ushqimore të shportës bazë si dhe pije freskuese. Shpërndarja u bë në bazë të listave të shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve dhe prej tyre përfituan 200 anëtarë të kësaj shoqate.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë