Ndihmat e ofruara nga Turqia shpërndahen për banorët në jug të Shqipërisë

TIRANË - Ndihmat e ofruara nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD) kanë nisur të shpërndahen sot në jug të Shqipërisë për familjet të cilat u prekën nga përmbytjet e disa ditëve më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Janë rreth 1700 pako ushqimore për të prekurit nga përmbytjet në jug të vendit, të cilët të do jenë në dispozicion të familjeve që janë dëmtuar nga përmbytjet. I pranishëm gjatë dorëzimit të ndihmave në zonat e prekura nga përmbytjet në Fier, ka qenë edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ambasade.
Ndërkohë dy ditë më parë në një ceremoni Ambasada e Turqisë në Shqipëri, iu ka dorëzuar autoriteteve të emergjencave civile shqiptare ndihmat e ardhur nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD).
Pjesa jugore e Shqipërisë disa ditë më parë u përfshi nga përmbytjet, ku si pasojë u dëmtuan me dhjetëra banesa, biznese dhe u përfshinë nga ujërat mijëra hektarë tokë. Nga kjo situatë autoritetet shqiptare iu drejtuan për ndihmë disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Kujtojmë se pjesë e vendve që kanë ndihmuar Shqipërinë për përmbytjet  përveç Turqisë, janë bërë edhe Kroacia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë