Ndihmat ruse kanë karakter
politik dhe jo humanita

Ndihmat ruse kanë karakter<br />politik dhe jo humanita
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë të mendimit se ndihmat ruse për serbë të veriut të Kosovës, nuk janë vetëm ndihma humanitare, por ato do të shërbejnë për përforcimin e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, deklaroi për radion Evropa e Lirë se përmbajtja e ndihmave tregon se për ku janë të destinuara ato.

“Ky ka qenë një vendim politik i tyre për arsye se krizë humanitare në veri nuk ka. Vet përmbajtja e atyre ndihmave, si: tenda, gjenerator dhe stufa, kanë pasur për qëllimin më shumë t’ju ndihmojnë atyre strukturave ilegale që të krijojnë kushte për të qëndruar në barrikada. Aty kam dëgjuar që ka edhe ushqim të konservuar”, deklaroi Rexhepi.

Rexhepi theksoi se ndihmat, po të kishin karakter humanitar do të shpërndaheshin edhe në vendet e tjera të Kosovës, ku ka banorë serbë

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’

Bosi më i fuqishëm i drogës në botë kapet në Teksas! Lideri i kartelit meksikan ‘Sinaloa’, u arrestua me djalin e ‘El Chapos’