Ndihmë ushtarake për 19 shtete, ambasadorja Yuri Kim: SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur aleatët dhe partnerët

Ndihmë ushtarake për 19 shtete, ambasadorja Yuri Kim: SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur aleatët dhe partnerët

Takimi i NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar në një takim të NATO se SHBA do të mbështesë aleatët dhe partnerët me një paketë financimi ushtarak prej 2.2 miliardë dollarësh. Në paketë do të përfshihen aleatët: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Latvia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe partnerët: Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina.

Në një reagim, ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe forcuar aleatët dhe partnerët tanë. Një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit tha se përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

"Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për "t'iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit", tha zyrtari amerikan.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA. Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re në Ukrainë gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Blinken u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me diplomatët amerikanë dhe vizitoi një spital të fëmijëve, ku foli me të plagosurit nga bombardimet ruse, raporton Reuters. Në pakon e re të ndihmës ushtarake do të përfshihen më shumë municione dhe sisteme kundërtanke Humvee, thanë zyrtarët.

Me pakon e fundit, ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën që kur Biden është bërë president arrin vlerën e 15.2 miliardë dollarësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston