Ndihmës sek. amerikan,Mitchell:
Moska sjell destabilitet në Ballkan

Ndihmës sek. amerikan,Mitchell:<br />Moska sjell destabilitet në Ballkan
Wes Mitchell është  zgjedhur nga Senati amerikan si ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euro-aziatike duke zëvendësuar Victoria Nuland.

Kjo e fundit është njohur për zërin e saj kritikues ndaj Rusisë, sa i përket çështjeve ndërkombëtare.

Ajo ka mbështetur Ukrainën në konfliktin me Rusinë,si dhe ka lobuar për zgjatjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Por mesa duket edhe pasardhësi i saj i njohur si 'skifteri anti rus' ruan të njëjtën linjë  madje ai kërkon masa më të ashpra ndaj Rusisë.

Duke u ndaluar tek rajoni i Ballkanit dhe kërcënimit të ndërhyrjes ruse për të cilën së fundmi është folur shumë , Mitchell në fjalimin e tij të parë si pasardhës i Nuland shprehet se nuk duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj Rusisë dhe se ai do të bëjë gjithçka për të reduktuar ndikimin malinj rus.

“Është në interesin e qytetarëve amerikanë dhe rusë që të ulen tensionet mes dy shteteve më të mëdha, që janë fuqi bërthamore. Në të njëjtën kohë, qeveria ruse duhet të kuptojë se raportet mes dy fuqive nuk mund të jenë të mundura, nëse Moska vijon të godasë fqinjët dhe nëse përpiqet të minojë besimin e institucioneve amerikane dhe aleatëve të saj. Nëse kjo ndodh, unë do t’i kërkojë Moskës të ndërpresë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë, Gjeorgji dhe Ballkan si dhe ti jap fund mbështetjes për regjimet në Siri dhe në Iran. Në të njëjtën kohë do të mbështesë të gjitha aleatët në luftën kundër korrupsionit si dhe do të mbështesë të gjitha format  për të reduktuar influencën malinje të Rusisë e cila ka synim të dobësojë shoqëritë” u shpreh Mitchell në fjalimin e tij teksa kishte hedhur kandidaturën e tij për të qenë ndihmës sekretar amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike. 
Mitchell
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga