Një punonjës i policisë së Gramshit është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka ndihmuar 2 persona që të fshihen nga kolegët e tij teksa kryenin veprimtari të paligjshme. Inspektori i identifikuar si Ilirjan Braçja akuzohet se qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së dy personave të identifikuar si N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orjentuar që t’i shmangen kontrolleveve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.
Gjithashtu, i ka orjentuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.
Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.