Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, gjykata lë të lirë nipin e Armand Dukës: Nuk e njoh, se kam takuar kurrë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ Edevaldo Haxhiun, i cili ndihmoi biznesmenin turk kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer për t’u arratisur. Edevaldo Haxhiu ka mohuar  të ketë njohje me Faruk Ozer dhe ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë  shtetasin turk.

Mediat turke theksonin se Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri dhe se kishte kryer edhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme. Shtetasi Edevaldo Haxhiu akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

Në Turqi , janë lëshuar në total 82 urdhër arresti, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 25/09/2021 11:28

    U bie era leke dhe pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin