Ndihmoni për të shpëtuar jetën
e vogëlushit Ledion Ceka
Foshnja 7-muajshe Ledion Ceka vuan nga një sëmundje e rëndë, ç’ka i ka detyruar prindërit e tij t’i drejtohen për ndihmë Linjës “Alo 116”. TV “A1Report!”, duke e publikuar këtë mesazh ndihme, po i bashkohet dhimbjes dhe shpresës së familjes së vogëlushit për shërimin e tij.
TIRANE - Foshnja 7-muajshe Ledion Ceka vuan nga një sëmundje e rëndë, çka i ka detyruar prindërit e tij t’i drejtohen për ndihmë Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri të quajtur “Alo 116”, që duke sensibilizuar publikun e gjerë, të kontribuojnë në kurimin e tij jashtë vendit.
Tv “A1Report!”, duke e publikuar këtë mesazh ndihme, po i bashkohet dhimbjes dhe shpresës së familjes së vogëlushit për shërimin e tij.
Foshja po përballet me sëmundjen “Rosai Dorfman” prej dy muajsh, e cila i ka shkaktuar fëmijës një rritje graduale të një limfonoduli post-aurikular në anën e djathtë të qafës. “Rosai Dorfman” është një sëmundje tumoriale e rrallë, e cila shfaqet për herë të dytë në vendin tonë, duke prekur kryesisht fëmijët e vegjël meshkuj. Kurimi i saj kushton mijëra euro dhe kjo është e pamundur në Shqipëri.
Familja Ceka i është drejtuar “ALO 116”-ës duke i kërkuar asaj ta ndihmojë Ledionin të kurohet urgjentisht nga ky tumor - fatmirësisht beninj në rastin e foshnjes - në një nga spitalet e specializuara në Greqi ose Itali.
Kurimi i kësaj sëmundje është i pamundur në Shqipëri dhe dërgimi i tij urgjent jashtë vendit ka kosto të papërballueshme për familjen Ceka. Trajtimi i sëmundjes në një nga spitalet e specializuara të Athinës shkon në kuotën e 20 mijë eurove.
“Alo 116”-a i bën thirrje mediave të bëhen zëri i familjes dhe babait të Ledionit, z. Ardian Ceka dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë në sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për të dërguar foshnjen 7-muajshe jashtë vendit.
“Alo 116”-a i bën apel opinionit publik, familjeve, prindërve, bizneseve në vend të bashkohen të gjithë së bashku për të shpëtuar një jetë të brishtë e cila ka nevojë për ndihmën tonë. Duke filluar nga ky moment ju keni mundësinë të jepni kontributin tuaj në ALPHA BANK në numrat e llogarisë:
NUMRAT E LLOGARIVE PËR TË KONTRIBUAR:NË LEKË: 902020123001625047
NË EURO: 902020123000956858
Për më shumë informacion kontaktoni ALO 116 në numrat: Tel / Fax: + 355 4 2242264; Mobile: + 355 67 20 75 335.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.6%
-
Gafë
52.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut
9 Janar, 14:50
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Zyrtare/ Napoli firmos me talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi
9 Janar, 14:26
-
Jennifer Lopez ‘i mbyll derën’ Ben Affleck, aktori strehohet tek ish-gruaja e parë, shtëpia 20 milionë dollarëshe u përfshi nga zjarri
9 Janar, 14:21
-
Qeveria zgjat deri në 2027 afatin e shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve! Zgjat deri në dhjetor 2028 afatin e kompensimit
9 Janar, 14:16
-
Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha! Dyshohet se abuzoi me fondet e teatrit
9 Janar, 14:01
-
Zjarret në Los Anxhelos, qielli bëhet i kuq (VIDEO)
9 Janar, 13:55
-
Themeluesi i Sant Egidio: Ju rrëfej kontributin e Kryepiskopit Anastas Janullatos në rilindjen e Kishës Orthodhokse Shqiptare
9 Janar, 13:51
-
Barcelona merr dritën jeshile, lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar
9 Janar, 13:50
-
Kinë, vajza bie nga 12 metra lartësi nga teleferiku mbi pistën e skive! Shikoni pamjet e frikshme
9 Janar, 13:46
-
Tiranë, vajza mbyllet në apartamentin e katit të 8-të në Astir, telefonon policinë se u dhunua! RENEA hyn me litar nga dritarja! Babai pretendoi se u rrëmbye! (VIDEO)
9 Janar, 13:35