“Ndihmuam njëra-tjetrën kur kishim nevojë”, stilistja sqaron si përfundoi miqësia me këngëtaren

“Ndihmuam njëra-tjetrën kur kishim nevojë”, stilistja  sqaron si përfundoi miqësia me këngëtaren

Dafina Zeqiri dhe Lia Stublla

Bëhet fjalë për miqësinë e ngushtë të këngëtares Dafina Zeqiri dhe stilistes nga Kosova, Lia Stublla. Të dyja vajzat njëherë e një kohë nuk ndaheshin nga njëra-tjetra por mesa duket gjërat ndryshuan.

E ftuar në emisionin e Rudinës ajo ka deklaruar se dikur ajo stilonte 60-70 veshje për koncertet e këngëtares e teksa thekson se miqësia e tyre përfundoi kur stilistja vendosi që Dafina Zeqiri të mos ishte më imazhi i kompanisë së saj.

E megjithatë ajo është shprehur që Dafina është një ndër këngëtaret më të suksesshme  dhe se kompania e saj po shkon drejt suksesit.

Ajo është shprehur: “Dafina momentalisht ka shumë sukses, ashtu siç edhe LS është duke pasur sukses. Kështu që po shijojmë sukseset ndarasi. Ne e ndihmuam njëra-tjetrën në kohën kur kishim nevojë.”

 Kështu e ka përfunduar stilistja duke sqaruar njëherë e mirë marrëdhenien me Dafinën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025