Ndihmuan emigrantët, banorët e
ishujve grek, kandidatë për Nobel

Ndihmuan emigrantët, banorët e<br />ishujve grek, kandidatë për Nobel
Pas Lampeduzës në 2014-ën, tashmë janë ishujt grekë në rradhë të parë për ndihmën e dhënëndaj refugjatëve, që aspirojnë Nobelin për Paqe, me mbështetjen e qeverisë së tyre.
 
Lajmi është bërë i ditur nga britanikja The Guardian, e cila shpjegon që një grup akademikësh ndërkombëtar nga Oxford, Princeton, Harvard, Cornell e Copenaghen është duke përgatirur draftin e kërkesës për banorët e ishujve grek Lesbos, Kos, Chio, Rodi, Samo e Lero, ku peshkatarët shpesh ndërpresin aktivitetin e tyre për të shpëtuar njerëzit në det.
 
Nominimi do të prezantohet në 1 shkurt dhe qeveria greke ka deklaruar përmes ministrit të emigracionit Yiannis Mouzalas, mbështetje të plotë ndaj projektit.
 
Në një peticion të hartuar për këtë nominim, deri tani janë mbledhur 280 firma, ndërsa në skedën e prezantimit shkurhet se në ishujt grekë, nënat u kanë kënduar edhe ninulla fëmijëve të terrorizuar, ndërsa janë ofruar për muaj të tërëemigrantëve që kanë ikur nga toka e tyre për shkak të luftës u janë dhënë ushqime e veshje .
 
Në kërkesën e tyre, akademikët kanë nënvizur edhe faktin se si ishujt grek, qytetarë të një shteti të konsideruar në krizë, i janë përgjigjur një tragjedie si ajo e refugjatëve me " empati dhe shpirt sakrifice" duke hapur shtëpitë e tyre, rrezikuar jetët për të shpëtuar emigrantët, si dhe duke mjekuar të plagosurit e të sëmurët.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA