SHBA - Lionel Messi është 'xhevahiri' i ri që futbolli amerikan ia doli të afronte për sezonin e ri. Ndikimi i sulmuesit ka qenë i menjëhershëm te Inter Miami, me tifozët në Florida që janë dashuruar pas kampionit të botës.

Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, tifozët e Inter Miamit u larguan nga stadiumi, fill pas zëvendësimit të "Pleshtit". Messi shënoi dy gola në fitoren 4-0 të të tijve kundër Atlanta United për Kupën e Ligës.

Me rezultatin në favor, Tata Martino vendosi ta zëvendësonte Messin. Kaq ka mjaftuar që për minutat në vijim tifozët të largoheshin nga stadiumi, teksa kërkojnë që ai të jetë në fushë për 90 minuta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?