BRITANI E MADHE- Pikëpyetja më e madhe e shekullit 21-një, është lidhur me teknologjinë dhe pasojat e saj tek fëmijët? Dilema më e madhe e prindërve dhe mësuesve është: A ndikon teknologjia më tepër pozitivisht tek fëmijët, apo negativisht?
Në Britaninë e Madhe, një sekretar i Ministrisë së Arsimit ka propozuar që të ndalohet përdorimi i aparateve celularë gjatë kohës që fëmijët ndodhen në shkollë, pasi mendohet se ato janë shpërqëndruese dhe dëmtojnë shëndetin e tyre.
Sekretari i Arsimit, Gavin Williamson është shprehur se telefonat celularë janë shpërqendrues dhe nëse keqpërdoren ose përdoren shumë, ato mund të kenë një efekt të dëmshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien e tyre.
"Telefonat celularë nuk janë thjesht shpërqendrues, por kur keqpërdoren ose përdoren shumë, ato mund të kenë një efekt të dëmshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien e një nxënësi. Unë dua t'i jap fund kësaj, duke e bërë ditën e shkollës pa celular.”, tha sekretari.
Lidhur me këtë propozim kanë reaguar drejtorët e shkollave dhe sindikatat e mësimdhënies, duke thënë se për këtë çështje duhet shkolla të ketë autonominë e saj për vendimmarrjen.
Sekretari mbështet këtë propozim me argumentin se nxënësit duhet t’i rikthehen jetës studentore, pas periudhës së gjatë të ndërprerjes nga pandemia në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shkëlqejnë sa më shumë me mbështetjen e mësuesve.
“Në mënyrë që ne të ndihmojmë nxënësit të kapërcejnë sfidat nga pandemia, ne duhet të sigurohemi që ata të mund të përfitojnë nga klasat e qeta të cilat i mbështesin ata të lulëzojnë”, shprehet ai.
Megjithatë, ky mbetet ende një propozim i cili pritet të kalojë shumë faza përpara se të miratohet.
Po ju si mendoni a është telefoni shpërqendrim gjatë kohës kur nxënësit ndodhen në ambientet e shkollës?
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17