Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Fakte të rëndësishme për tolin e vitaminës D në organizëm

Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.

Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D ul rrezikun e sklerozës 

Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.

Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë. Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

Mungesa e vitaminës D

Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese. Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.

Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikunh e vdekjes së parakohshme. Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.

Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D tek fëmijët

Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.

Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump