Ndikimi rus, Gjosha-Karpushin
'Ballkani Perëndimor aspiron BE'

Ndikimi rus, Gjosha-Karpushin<br />'Ballkani Perëndimor aspiron BE'
“Ballkani Perëndimor aspiron BE-në.” Kështu deklaroi ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha gjatë një takimi me ambasadorin Rusisë, Aleksandër Karpushin, ndërsa kohët e fundit është rritur shqetësimi i Brukselit për ndikimin rus në Ballkan.
 
Ministrja Gjosha theksoi se për Shqipërinë procesi i integrimit është prioritet kombëtar dhe vuri theksin tek bashkëpunimi rajonal me të cilin ndahet e njëjta aspiratë.

“Shqipëria luan një rol mjaft pozitiv në rajon duke nxitur bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë. I gjithë Ballkani Perëndimor ka si synim final anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ne jemi të bindur se duke zbatuar projekte të përbashkëta mundemi të përshpejtojmë këtë përpjekje madhore”, deklaroi Gjosha.

Ndërkohë ambasadori rus, vlerësoi procesin e integrimit të Shqipërisë duke nënvizuar se kjo perspektive do të shërbejë në forcimin e mëtejshëm të demokracisë brenda vendit.

“Ky proces ju mundëson rritjen e standardeve të jetesës të qytetarëve tuaj, ndaj ne e vlerësojmë si me mjaft rëndësi, mbi të gjitha përpjekjet tuaja për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, u shpreh ambasadori rus.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se asnjë pikëpamje e ndryshme, nuk mund të pengojë marrëdhëniet në fushën ekonomike, të cilat duhet të bazohen mbi parimin e të mirës së përbashkët të dy vendeve.

Ambasadori rus, theksoi se Shqipëria ka mjaft potenciale të cilat duhen shfrytëzuar dhe historia e deri tanishme mes dy vendeve ka treguar se mund të thellohen në fusha të tilla si turizmi, energjetika e infraskturktura, e bujqësia.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën