Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i lartë i presidentit, Donald Trump, do të dëshmojë vullnetarisht përpara Komitetit të Inteligjencës lidhur me hetimet për përfshirje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
Në një deklaratë të përbashkët, senatori republikan, Richard Burr, dhe ai demokrat, Mark Warner, theksojnë se presin që Kusher “do të jetë në gjendje të përgjigjet në pyetjet kryesore që janë shtruar” në hetimin e komitetit.
Më herët, e përditshmja, New York Times, ka raportuar se Jared Kushner, është takuar me ambasadorin e Rusisë, Sergei Kislyak.
Pas kësaj, Kislyak kishte kërkuar edhe një takim, por raportohet se Kushner në takim kishte dërguar një ndihmës.
Jared Kushner, është i martuar me Ivanka Trumpin, vajza e presidentit Trump.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com