Ndikimi rus/Zëvendësi i Trump
Mike Pence 'President' i Ballkanit?
Ekspertë të njohur dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë diskutuar mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, tashmë që ndikimi rus në këtë rajon sa vjen edhe shtohet.
Ekspertë të njohur dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë diskutuar mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, tashmë që ndikimi rus në këtë rajon sa vjen edhe shtohet.
Në një tryezë të Këshillit të Marrëdhënieve me jashtë, ata ndanë mendimin se rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan, te cilat kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990.
Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambiciet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, ata kërkuan qe Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane. Madje analisti Daniel Serwer, thotë se një Europë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Europian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave. Server propozon një angazhim të profilit të lartë në administratën amerikane.
“Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht nënpresidenti amerikan me detyrën e portofolit ballkanik,” thotë Daniel Serwer, i cili paralajmëron se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicie për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon. Serwer thotë se ka udhëheqës ballkanikë që financohen për të kërcënuar paqen, ndërsa flet me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjeve ruse në proceset zgjedhore në Ballkan./Zëri i Amerikës
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.6%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 1833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
25 Korrik, 22:49
-
Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri
25 Korrik, 22:45
-
Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit (VIDEO)
25 Korrik, 22:43
-
Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin
25 Korrik, 22:25
-
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje
25 Korrik, 22:16
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve
25 Korrik, 22:12
-
Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin
25 Korrik, 22:04
-
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve
25 Korrik, 22:02
-
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
25 Korrik, 22:01
-
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
25 Korrik, 21:56
-
Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48