Një automjet tip BMW X6 me targë 888 ka goditur një automjet të policisë së forcave “shqiponja”dhe disa makina të tjera, teksa ndiqej nga uniformat blu në një aksion policor për armë dhe drogë.

bmw te pnl

Ngjarja ka ndodhur në zonën afër gjimnazit “Petro Nini” në kryeqytet, kur automjeti tip BMW është ndaluar për një kontroll nga uniformat blu, por sapo drejtuesi i mjetit është ndaluar nga efektivët e policisë ai ka ikur me shpejtësi duke goditur edhe dy automjete të tjera që ndodheshin afër makinës së policisë.

bmw te pnl

Uniformat blu kanë dashur që të bëjnë një kontroll të automjetit, pasi kishin dyshime se brenda tij mund të kishte armë ose lëndë narkotike.

bmw te pnl

Pas goditjes automjeti i policisë nuk ka mundur që të ndjekë BMW-në që është larguar me shpejtësi, pasi ka mbetur i dëmtuar.

bmw te pnl


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)