Në vendin ku 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, i cili është kthyer në një vend pelegrinazhi për ata që ende nuk kanë gjetur trupat e të afërmve, të afërmit kanë nderuar kujtimin e familjarëve të tyre.

Në zonën e Qesarakës 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, me trupat e të vrarëve nga regjimi komunist.

Kërkesa e vetme e tyre është të identifikohen 12 trupat e gjetur në Qesarakë 2 vjet me parë, një proces të cilin morgu nuk ka mundur ta realizojë.

Kanë kaluar 2 dekada pas rënies se komunizmit dhe ende 6 mijë persona janë të zhdukur. ah/shqiptarja.com/