Ndizet Egjipti, mijëra protestues
kundër gjykatës

Ndizet Egjipti, mijëra protestues <br />kundër gjykatës
KAJRO- Mijëra vetë në Egjipt kanë vazhduar protestat përgjatë gjithë natës në sheshin Tahrir të Kajros pasi ish presidenti Hosni Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm një ditë më parë. Turmat shprehën zemërim ndaj vendimit të gjykatës që dha pafajësi ndaj zyrtarëve kyc të sigurisë së kohës së Mubarak.
Katër zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy shefa lokalë të sigurisë u shpallën dje të pafajshëm.
Tubime kundër këtij vendimi u mbajtën dhe në qytete të tjera Aleksandri. Sued dhe Mansura.
Në një tjetër zhvillim raportohet se dhjetëra protestues kanë hyrë me forcë në selinë e kandidatit presidencial Ahmed Shafiq në zonën Faym në jug të Kajros.
Shafiq ishte kryeministri i fundit në kohën e Mubarakut.
Ndërkohë protestuesit në qendër të Kajros u shprehën të vendosur të vazhdonin protestat.
BBC raporton se përgjatë gjithë natës protestuesit kanë kënduar këngë në shenjë proteste, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet kundër vendimit të gjykatës.
Një ditë më parë Gjykata në Kajro dënoi me burgim të përjetshëm ish Presidentin Mubarak si dhe Ish-Ministrin e Brendshëm Habib al-Adly, të akuzuar për vrasjen e protestuesve.
Dy shefa lokalë të sigurisë Osama al-Marassy dhe Omar Faramaëy u shpallën të pafajshëm.
Të pafajshëm në krimin e vrasjes së protestuesve u shpallën dhe katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme Abd El Rahman; Adli Fayed, Ahmed Ramzy, Ismail el-Shaer. Hosni Mubarak pësoi krizë kardiake menjëherë pas shpalljes së vendimit të djeshëm. Mediat thonë se ai po mjekohet në spitalin e burgut.
Mubarak që sundoi vendin nga viti 1981-2011 akuzohet për vrasjen e 850 protestuesve.

Baradei kritikon vendimin për Mubarak
Disidenti egjiptian dhe laureati i çmimit Nobel, Muhamed El Baradei kritikoi detajet e vendimit kundër presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se kjo ishte një mënyrë për ta cilësuar të “dështuar revolucionin.”
"Regjimi i vjetër e vë veten në gjyq. Përpjekjet e vazhdueshme që ta dështojnë revolucionin”, ka shkruar ndër të tjera, El Baradei në Tëitter, duke iu referuar lirimit të gjashtë ish zyrtarëve të regjimit.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali