Ndizet ‘furra’, inceneratori i Elbasanit prodhon energji! Inxhinieri: Përpunohen 135 ton mbetje në ditë, 2800 kw energji

Çdo ditë këtu shkarkohen 135 ton mbeturina nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit. Deri në fund të marsit mbetjet mbushnin landfillin, ndërsa prej pak ditësh ka nisur djegia e tyre, njëherësh prodhimi i energjisë.  

Inxhinieri mekanik Simon Kroji, njëherësh drejtor teknik i inceneratorit të Elbasanit na tregon fillimisht kapanonin ku me dhjetëra punëtorë seleksionojnë me dorë mbetjet urbane.

“Këtu bëhet selektimi, hiqen copa guri, tulla, metalike hekur bakër alumin, qelqi dhe mbetjet organike. Pasi mbaron selektimi të gjitha mbetjet kalojnë në gropën RSU”, tha Simon Kroj, inxhinier.

“Këtu është gropa RSU ku depozitohen këtu mbetjet e selktuara dhe bëhet përzierja me vinç, po me anë të vinçit dërgohen në furrën e djegies”, tha Simon Kroj, inxhinier.

Shkojnë tek impianti i djegies, ku nis prodhimi i energjisë përmes kaldajave modern. Në struktura pranë kaldajave, ndodhen sasi të mëdha uji që shndërrohen në avull. Ky avull, shkon drejt turbinave të cilat vihen në punë e prodhojnë energji.

“Kjo është furra e ndezjes. Impianti ndizet me gazoil pasi mbaron procesi, fuqia kalorifike e djegies së mbeturinave... blloku i kaldajës procesi të kalimit nga ujë në avull, pasi arritet 400 gradë celsius kalon në sallën e  turbinës. Kjo është turbina mekanike që prodhon 2.8 megavat në orë… këtu përfundon”, tha Kroji.

Procesi, shoqërohet me çlirimin e gazrave të dëmshëm që përmes pajisjeve teknologjise trajtohen para se të emetohen në atmosferë.

“Gazrat trajtohen në një proces tjetër me atë të sprucimit shpërbërja e acideve dhe metaleve, blloku i i filtrave dhe nje ventilator në trupin e oxhakut. Kemi dhe sonda për matjen e ndotjes dërgohen në sistemin e të dhënave dhe analizohen parametrat e ndotjes”, tha Kroji.

Impianti u ndërtua në vitin 2017 me një kosto prej 26 milionë euro, përmes një kontrate Partneritet Publik Privat që ka qene ne qendër të shuma akuzave të opozitës dhe një investigimi nga SPAK kundër ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka që sot përballet me drejtësinë në shkallën e parë të GJKKO-së, bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë. I sekuestruar nga SPAK, inceneratori i ka kaluar Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kjo e fundit ia ka dhënë për menaxhim, “Eco-Alb”, një shoqëri publike e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

“Nga bashkitë e qarkut ky impiant është marrë në dorëzim në fund të marsit 2022. Nga momenti që është marrë ne dorezim, ka punuar një muaj, por pas një defekti të rëndë u bë fikja e impianit. Më pas u pa e rëndësishme të behet një remont i impiantit, janë bërë testimet se pajisjet punojnë në tension të lartë. Pas testimit të pajisjeve u bë dhe vendosja në punë dhe prodhimi i energjise”, tha Kroji.

Po sot impianti i djegies së mbetjeve a është funksional 100%?

“Absolutisht po! Impianti është në punë me kapacitet të plotë”.

Sipas këtij dokumenti zyrtar siguruar nga Report TV, Enti Rregullator i Energjisë më 4 prill 2023 ka rinovuar licencën e Eco-Alb për të prodhuar energji me një kapacitet 2850 KË. Atafi është një vit deri në mars 2024, ndërsa energjia e prodhuar nga inceneratori nuk shitet ne tregun energjetik, por hidhet në rrjetin e OSHEE-së për nevojat e qytetit.

“Kapaciteti prodhues është 2.8 megavat në orë, për këtë kemi kontratë me ERE-n, momentalisht nuk shesim....”, tha Kroji.

Inceneratori tashmë në funksion të plotë ofron zgjidhje për një qark si Elbasani që ka vuajtur ndër dekada problemin e ndotjes se ajrit dhe tokës....

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka