Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani më në fund do të luhet. Të enjten më 12 mars në orën 19:00 në tapetin e ri të “Qemal Stafës” skuadrat legjendare do vihen përballë në një ndeshje që pritet të dhurojë gjithçka.
I parashikuar për tu luajtur më 27 shkurt dhe i shtyrë pasi tapeti i ri i stadiumit nuk ishte gati derbi prodhojë shumë polemika dhe debate. Por tashmë një gjë është e sigurt se të enjten do luhet. Kjo konfirmohet edhe nga faqja e Tiranës në Facebook por edhe nga Drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani i cili i kontaktuar nga A1 Report shprehet se në vija të përgjithshme stadiumi është gati dhe do të mirëpresë derbin të enjten.

Tirana kujdeset në rrjetet sociale të njoftojë tifozët për çmimet e biletave dhe daljen e tyre ne treg por ende nuk është vendosur. Bardheblutë fituan të dielën ndaj Kukësit pastër 2-0 në Durrës dhe vijnë më të fortë në derbi. Ndërsa për Partizanin kjo ndeshje është jetike pas humbjes në Shkodër. Diferenca me bardheblutë është vetëm 3 pikë por të kuqtë janë plot 7 pikë nga Skënderbeu i vendit të parë. Trajneri Duro shprehet realist kur thotë se derbi është shansi i fundit për skuadrën e tij.

Derbin e fundit e ka fituar Partizani ndërsa të enjten pritet një atmosferë e mrekullueshme nga tifozëritë e të dyja skuadrave. Tifozët patjetër presin edhe një ndeshje të mirë nga futbollistët pasi terreni i ri e lejon edhe më shumë spektaklin. Deri të enjten atmosfera do ndizet më shumë edhe pas deklaratave në media të protagonistëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com