Ndizet Seria A, sonte në mbrëmje
luhet Juventus-Inter

Ndizet Seria A, sonte në mbrëmje<br />luhet Juventus-Inter<br>
Luan Interi i vendit të parë me 39 pikë dhe “Zonja e Vjetër” e vendit të tretë që ka 2 pikë më pak. Bardhezinjtë vijnë fuqishëm pas fitores një javë më parë ndaj Napolit ndërsa zikaltërit shkojnë në Torino si kryesues dhe të pamposhtur.

Sa i përket formacionit tek Juventusi do të mungojë kapiteni Buffon ndërsa çudia është se Dybala mund ta nisë nga stoli. Gjithsesi në portë do jetë Shezni dhe në mbrojtje De Shiljo, Benatia, Chiellini dhe Asamoah.

Në mesfushë Matuidi, Pjanic dhe Marchisio ose Khedira ndërsa treshja e sulmit do jetë Mandzukic, Dougllas Costa dhe Higuan. Ndërsa tek Interi i Spalletit ka rikthime të rëndësishme dhe do jetë formacioni tip.

Në portë Handanovic, në mbrojtje D’Ambrosio, Skriniar,Miranda dhe Santon. Përpara mbrojtjes Gagliardini dhe Vecino dhe në sulm Icardi i mbështetur nga Borja Valero,Candreva dhe Perisic. Kanë folur përpara ndeshjes edhe trajnerët Allegri dhe Spalleti.

Trajneri i bardhezinjve sqaron se Juventus-Inter është një ndeshje e bukur për tu luajtur që nuk është vendimtare për titullin kampion por e vendimtare për të ardhmen. Ndërsa për trajnerin Luciano Spalleti Interi i tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar por kërkon qetësi nga skuadra.

Juventus-Inter luhet në Torino në orën 20:45 ,është e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A dhe për kompanitë e basteve janë bardhezinjtë favoritë për ta fituar takimin.

Andi Kapxhiu

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal