Ndizni pasionin, jo cigaren, për marrëdhënie të shëndetshme me partnerin tuaj

Ndizni pasionin, jo cigaren, për marrëdhënie të shëndetshme me partnerin tuaj

Të çohesh apo të flesh edhe pesë minuta të tjera? Çfarë të bësh për drekë? Të dalësh në darkë apo të qëndrosh në shtëpi? Të ndezësh një cigare pas një nate plot pasion? Jeta e njeriut modern është vërtet ‘e mbushur’ me dilema. Disa prej tyre janë të zakonshme e nuk sjellin pasoja negative, por ka momente ku vendimet që marrim ndikojnë direkt tek shëndeti ynë.

Vëmendje mbi konceptin e reduktimit të dëmit.

Në shumë fusha koncepti i reduktimit të dëmit mund të ndihmojë tejkalimin e pengesave apo gjetjen e një zgjidhjeje të shqetësimit që ju mundon. Përmes konceptit të reduktimit të dëmit në procesin e vendimmarrjeve të përditshme ne mund të reduktojmë dukshëm pasojat e padëshiruara që vijnë si rezultat i veprimeve tona.

Shembulli më i thjeshtë i këtij koncepti është ushqyerja.

Tanimë jemi të informuar për rëndësinë e regjimit të pasur me të gjitha vlerat ushqimore, por prapë tundohemi nga picat, hamburgerat apo edhe ëmbëlsirat. E më pas ditën tjetër, pasi ndihemi në faj, fillojmë dieta drastike dhe ekstreme.

Specialistët nutricionistë kanë pohuar se dieta të tilla kufizuese në vend që të ndihmojnë, dëmtojnë shumë organizmin duke shkaktuar edhe probleme në shëndet.

Duke zbatuar konceptin e reduktimit të dëmit, ushqimet plot kalori, zëvendësohen me alternativa më pak të dëmshme, kështu trupi ekspozohet më pak ndaj rrezikut të shokut që sjell ndalimi i menjëhershëm i ushqimeve të tilla.

Seks dhe më pas…

Marrëdhëniet seksuale janë një eksperiencë që secili prej nesh i shijon. Kur je në atë moment, shumë shpesh logjika nuk funksionon siç duhet dhe mendimet për përdorimin e masave mbrojtëse harrohen krejtësisht.

Ekspertë mjekësor kanë deklaruar ndër vite rreziqet shëndetësore që vijnë si pasojë e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjithsesi, nëse përdoret edhe këtu koncepti i reduktimit të dëmit si një qasje e re mendimi, mund të gjejmë edhe për këtë dilemë një mundësi zgjidhjeje, përdorimi i prezervativëve. Ndërkohë që në fund të një kënaqësie të tillë, shumë nga duhanpirësit preferojnë të ndezin një cigare. Diçka e tillë na tregon se kemi përpara edhe një tjetër sfidë me cigaret.

Shumë pak persona mendojnë për pasojat negative që mund të ketë një veprim ndërkohë që janë duke e bërë atë. Por nëse edhe këtu përdorim konceptin e reduktimit të dëmit, kuptojmë që mund të gjenden alternativa më pak të dëmshme se cigaret. Këto janë produkte të teknologjisë më të fundit, funksionimi i të cilëve është i bazuar në kërkime të avancuara shkencore. Këto pajisje e ngrohin duhanin dhe kështu pa prodhuar tymin klasik që vjen nga djegia, personat reduktojnë dukshëm ekspozimin ndaj substancave të dëmshme.

Kjo qasje është në linjë me konceptin e reduktimit të dëmit, i cili përqafon të gjitha metodat që mundësojnë alternativa më pak të dëmshme.

Një numër i lartë kërkimesh shkencore të pavarura dhe analiza ndërkombëtare, si dhe doktorë dhe shkencëtarë kanë konfirmuar suksesin e këtij koncepti. Ata janë edhe mbështetësit më të fortë të gërshetimit të këtyre alternativave në metodat që trajtojnë problemin e duhanpirjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?