Ndjekje penale dhe hetime
për luftëtarët kosovarë në Siri

PRISHITNE - Një luftëtar shqiptar është kthyer të mërkurën nga Siria. Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ai është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe është marrë për hetim, ka bërë të ditur burime zyrtare të enjten.
 
Ky kosovar është njëri prej luftëtarëve pjesëmarrës në luftën e brendshme në Siri. Ai është kthyer nga Siria pas disa muajsh luftime atje. Autoritetet kosovare kanë pasur informacion prej nisjes së tij nga Siria dhe arritjes në aeroport nga Turqia, shkruan Koha.
 
Me të dal, ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje. Policia e Kosovës nuk ka folur për këtë rast. Por, më shumë se kaq nuk mund të bëjë shteti me të kthyerit nga lufta e përgjakshme në Siri, ku besohet se janë mbi 100 kosovarë duke luftuar atje.
 
Ligjet në fuqi nuk sanksionojnë si vepër penale përfshirjen e kosovarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë