Organizatorja e “varrimit të drejtësisë”, Braziljana Memushaj, të zhvilluar dy ditë më parë nga aktivistët e Fressh për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli të “pafajshëm” ish zëvendëskryeministrin e vendit, Ilir Meta, ka dalë me një deklaratë për shtyp, në të cilën akuzon policinë e shtetit se po e përndjek penalisht në mënyrë të padrejtë.
DEKLARATA PER SHTYP
Une, Organizatorja e Varrimit te Drejtesise ne oborrin e QEVERISE se Sali Berishes.
Une jam nje nder 300 organizatoret e FRESSH-Tirane qe moren pjese ne ate marshim homazh per drejtesine qe vrau Saliu.
Ne emrin tim, Policia e Shtetit ka filluar procedimin penal.
Po! E konfirmoj! Une jam nje nder 300 e me shume te rinjte qe marshuan me arkivolin ku prehej trupi i vdekur i drejtesise qe vrau Sali Berisha.
Por nuk kam asnje pendese!
Ne varrin e drejtesise se vrare, Sali Berisha nuk do te fus dot kurre shpirtin e lire te te rinjve qe kete vend e duan me shume se ai, me te mire, me te bukur e me te begate.
Ndaj nuk jam penduar!
Dhe do protestoj deri kur ky vend te clirohet nga duart e pushtetit te babezitur, kur drejtesia te clirohet, kur ekonomia te clirohet, kur shoqeria te clirohet nga plaget qe ka hapur Kryeministri yne.
Policia e Sali Berishes nuk ma mbyll dot gojen as mua dhe as te rinjve te Fressh-Tirane.
Ne jemi shoke dhe shoqe qe kete vend e shohim jo nga syte e femijeve te Sali Berishes, e duam me shume se ata, dhe do bejme gjithshka qe te mos mbetet peng ne duart e tyre.
Une dhe shoket e shoqet e mia ne Fressh-Tirane do vazhdojme te protestojme, do ngreme zerin e do punojme qe ne oborrin e Sali Berishes te mos varrosen dhe endrrat tona per Shqiperine qe duam, per vendin qe kemi enderruar, e qe do e bejme realitet se bashku me te rinine shqiptare.
Ndaj nuk jam penduar!
ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com