Ndjesia e prindit përlot Ramën 'live'
shkak akuzat e Berishës për të birin
Si asnjëherë më parë ndoshta, kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur sot në emisionin “Studio e Hapur” kur ka prekur një temë delikate që ishin akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.
Si asnjëherë më parë ndoshta, kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur sot në emisionin “Studio e Hapur” kur ka prekur një temë delikate që ishin akuzat personale të ish-kryeministrit Berisha ndaj tij.
Ai kujtoi akuzat e Berishës mbi atësinë e djalit të tij të madh Gregut dhe tha se e kishte gjetur të birin poshtë krevatit të tmerruar e nuk pranonte të dilte që atje.
Me sytë e mbushur, Rama nuk i ka mbajtur emocionet teksa tha se do ta luftojë krimin me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve. Kryeministrit i është dashur të pijë ujë pas rrëfimit të ndjerë për atë që kishte kaluar familja e tij që të rinisë të flasë për politikën.
“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”, tha Rama.
Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?
Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.
Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty…(I drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).
Vasili: Edhe juve ju do…
Rama: E di e di.
Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon.
Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj./BW/
Redaksia Online
l.q/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.5%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57