TIRANE - Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë Eduard Ndocaj është caktuar anëtar në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Vendimi është marrë nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë deputetja Mesila Doda me dorëheqjen nga Partia Demokratike dhe kalimin si deputete e pavarur është caktuar anëtare e komisionit për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë të përhershëm në një nga komisionet kuvendore ku diskutohen projektligjet para se të kalojën për votim në sallën e Parlamentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com