Ndocaj do konsullin e Milanos...
fotografon votën e ja nis Bushatit

Ndocaj do konsullin e Milanos...<br />fotografon votën e ja nis Bushatit
Gjatë votimit për kryesinë e re të partisë socialiste në asamblenë kombëtare, kaloi jo pa humor procesi i numërimit, kur në dy prej fletëve dikush kishte votuar vetëm për një emër.
 
Konkretisht ministrat Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli. Ky votim shkaktoi humor për faktin se në listën me kandidatë për kryesinë , mund të përzgjidheshin deri në 13 emra për burrat dhe deri në 7 për gratë.

Kolegët e quajtën votuesin e ministrave si një përkrahës fanatik të tyre. Por më pas u mësua se ky votues kishte qenë deputeti Eduard Ndocaj, i cili synon të emërojë konsull në Milano asistentin e tij. Për këtë fakt votën e mbështetjes e kishte fotografuar dhe nisur me mesazh tek ministri i jashtëm Bushati.
 

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?