Ndocaj frymëzohet nga Rigerta:
Rinia luftë për vete e për vendin

Ndocaj frymëzohet nga Rigerta:<br />Rinia luftë për vete e për vendin
Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka dalë në krahë të Rigerta Lokut, e cila foli sot në Kuvend dhe bëri thirje “për ti kushtuar më shumë vëmendje fshatrave të cilat nuk duam më shumë sesa ujë dhe rrugë”.
 
Ndocaj shkruan në Facebook se kur ka qënë në parlament e ka ngritur zërin për probleme të tilla por “për fat të keq varfëria, shtypja e paratë e pista kanë blerë Lezhën dhe Mirditën dhe vazhdojnë ta dhunojnë çdo ditë që kalon”.
 
Sipas Ndocajt fjalët e Rigertës dëshmojnë gjëmën e madhe që politika i ka bërë Mirditës nga 1912 deri më sot.
 
Ish-deputeti i bën thirrje të rinjve që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe për të mirën e vendit.
 
Statusi i Eduard Ndocajt në Facebook.
Fjalet e kesaj meditoreje te mecme ashtu si zona ka prodhuar gjithmone, na ben te reflektojme per misionin tone si qytetare dhe politikane.
Fjalet saj deshmojne qarte mjerimin e vazhdueshem qe ka Mirdita, harresen e saj nga politika armiqesore dhe mbi te gjitha, urrejtjen qe ka ai Parlament per djemtr e vajzat fisnike te Mirdites.
Kam vite qe e kam ngritur zerin per problemen te tilla ne Mirdite, Lezhe e krejt Shqiperine, por per fat te keq varferia, shtypja e parate e pista e kane blere Lezhen dhe Mirditen dhe vazhdojne ta dhunojne cdo dite qe kalon.
Per raste si kjo zonje e re mirditore e per raste te tjera te mjerimit absolut te shume familjeve te ndershme, me kane bindur qe politiken ta konsideroj mision dhe jo interes personal.
Fjalimi i Rigertes deshmon gjemen e madhe qe politika i ka bere Mirdites nga 1912 e deri me sot.
Mirdita nuk eshte simboli i komunizmit, simboli i hashashit, apo i spiuneve qe qeverisin, por eshte vendi i dijes, i vlerave me te mira njerezore dhe djepi i qendreses.
Te rinjte duhet te luftojne per te drejtat e tyre dhe per te miren e vendit. Ne fushaten time te 2017 kam thene neper takime elektorale se politika shqiptare ka me shume se 100 vjet qe ben vetem tre premtime: drita, uji e rruge! E kuptoni se sa shume na ka ndeshkuar kjo politike antikombetare e tradhtare. Zoti i ndeshkofte si lolet e sinqerta te Rigertes!

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin